Ledri befasohet nga fansat

Prishtinë | 10 Maj 2018 | 13:15 | Nga

Ledri Vula aktualisht është një nga reperët më të suksesshëm të estradës shqiptare.

Ai njëherësh është shumë aktiv si me këngë ashtu edhe me mbrëmje muzikore brenda dhe jashtë vendit, shkruan lajmi.net.

Ledri llogarit numër të madh fansash të cilët përcjellin punën e tij dhe mësojnë çdo këngë që reperi publikon.

Së fundi, Ledri ka postuar një video në llogarinë e tij në Instagram, ku shihen një grup fansesh teksa po i këndonin para veturës së Ledrit.

Kujtojmë që projekti i fundit nga Ledri është “Fshatarja ime”, këngë kjo në duet me Ermal Fejzullahun, e që është përpunim i këngës së Sabri Fejzullahut.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=15&v=OAKV6Sj56Uo

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme