Ledri dhe Ermali nesër sjellin këngën e re

Prishtinë | 07 Gus 2019 | 17:42 | Nga Ekonomia Online

Dy yjet e estradës shqiptare, Ledri Vula dhe Ermal Fejzullahu, kanë bashkuar forcat për një këngë të re.

Derisa po vazhdojnë të jenë të angazhuar në koncerte të shumta, të njëjtit bëjnë të ditur se nesër vijnë me një bashkëpunim muzikor.

Është vetë reperi Vula, i cili ka sjell një fragment të shkurtër të kësaj kënge që pritet të lansohet nesër.

“Nesër ora 15:00”, ka shkruar krahas kësaj videoje Ledri.

Kjo nuk është hera e parë që dyshja po bashkëpunojnë, pasi ndër vitesh kanë realizuar disa hite. “Fshatarja ime”, “Tavolina” dhe “Shko” janë disa nga këngët e tyre të suksesshme.

View this post on Instagram

Neser ora 15:00 🖇

A post shared by Ledri Vula (@ledrivula) on

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme