Ledri dhe Majk bashkohen për një këngë të re

Prishtinë | 03 Qer 2021 | 11:00 | Nga Ekonomia Online

Dy yjet e hip-hopit, Ledri Vula dhe Majk, pritet që së shpejti të sjellin këngën e re.

Këtë e kanë bërë të ditur përmes disa postimeve që kanë ndarë me ndjekësit e tyre në rrjete sociale.

Artistët, të cilët janë shumë të ndjekur në Instagram, kanë publikuar të tjera skena nga xhirimet e videoklipit të ri.

Siç ndodh zakonisht, ata shfaqen me plot stil dhe klipi duket të jetë i realizuar pikërisht për kohën e verës.

“Ja do të vdes ja do të marrë”, ka shkruar Majk në një postim të ndarë referuar tekstit të projektit të tyre të përbashkët.

Reagimet në hapësirën për komente kanë qenë të menjëhershme dhe duket se mezi po pritet nga fansat e dyshes.

Ky njëherësh është dueti i parë i Majkut dhe Ledrit, të cilët siç shihet kanë lënë pas problemet e së kaluarës. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme