Ledri e Elvana po shoqërohen shumë, miqësi apo diçka më shumë?

Prishtinë | 20 Gus 2018 | 14:29 | Nga

Kënga “Mike” u publikua disa javë më parë dhe tashmë numëron miliona klikime duke u renditur mes hiteve të kësaj vere.

Sigurisht që suksesi ishte në një farë mënyrë i garantuar, pasi ky bashkëpunim ishte i pari mes Elvana Gjatës dhe Ledri Vulës.

Të ftuar në koncerte shpesh edhe së bashku, pas këtij bashkëpunimi dy këngëtarët e njohur kanë krijuar një miqësi të fortë me njëri-tjetrin.

Video e fundit e publikuar nga Ledri shfaq pak momente nga performanca e fundit e tyre në skenë duke kërcyer së bashku në ritmet e këngës hit.

Publiku është entuziazmuar edhe më shumë, ndërkohë që i shoqëron duke kënduar bashkë me ta.

Ledri është i njohur për lidhjet që ka pasur me disa nga femrat më të njohura të skenës muzikore. Por me Elvanën besohet se është vetëm miqësi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme