Ledri falënderon të gjithë për urimet e lindjes së vajzës

Prishtinë | 17 Dhj 2020 | 21:14 | Nga Ekonomia Online

Reperi i njohur këto ditë po e përjeton lumturinë më të madhe. Duke qenë tejet i bekuar me ardhjen në jetë të vajzës që e pagëzuan Poem Blu, ai po ashtu pranoj urime të shumta.

Ai për këto fjalë të mira ka vendosur t’i drejtohet të gjithëve që ndan kohë për t’ia zbukuruar edhe më shumë këtë datë të veçantë.

Postimi i plotë i reperit pa ndërhyrje:

“Gezimin per ardhjen ne jete te POEM BLU e keni ndare edhe ju te gjithe me mua me mesazhet dhe uratat si ne instagram ashtu edhe permes menyrave tjera. Ju falenderoj nga zemra per te gjitha fjalet e ngrohta qe i keni shkru, per cdo mendim te bukur qe e keni thurre, per cdo ndjenje qe na keni dhuru mua dhe Sares keto dite. Ju duam une, Sara dhe POEM BLU”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme