Ledri Vula dhe Sara Hoxha shijojnë pushimet e radhës në Itali

Prishtinë | 03 Tet 2021 | 17:03 | Nga Ekonomia Online

Reperi shqiptar, Ledri Vula, pas një sërë angazhimesh në mbrëmje e koncerte jashtë vendit duket se ka nisur pushimet në Itali.

Artisti, i ndjekur nga mbi një milion ndjekës, ka njoftuar fansat se momentalisht ndodhet në Romë së bashku me partneren e tij, Sara Hoxhën dhe vajzën e tyre, Poem Blu.

Derisa po kalojnë një periudhë të ngrohtë familjare, të njëjtit nuk kanë ngurruar të ndajnë imazhe e video të ndryshme në rrjete sociale.

Ka qenë Ledri ai i cili ka ndarë disa imazhe përkrah të bijës, e nga ana tjetër edhe Sara nuk mungoi me disa poza përkrah artistit.

“Ti çka ke bërë sot, unë ja si në Itali”, ka shkruar ajo ku në njërën prej tyre shfaqet dorë për dore me Ledrin.

Vula në ndërkohë këtë verë ka qenë mjaft aktiv edhe me mbrëmje përreth trojeve shqiptare.

Ai tani ka paralajmëruar një tjetër këngë në bashkëpunim me reperët: Lumi B e Gjiko. /Telegrafi

Të ngjashme