Ledri Vula: Do të ‘gjuajmë me hite’ sivjet

Prishtinë | 29 Pri 2021 | 15:00 | Nga Ekonomia Online

Reperi i njohur i skenës shqiptare, Ledri Vula, duket se po përgatitet për një projekt të ri muzikor.

Këtë e bëri të ditur me anë të një postimi të ndarë me ndjekësit në llogarinë e tij personale, Instagram.

“Do të gjuajmë me hite sivjet. Po të tregoj”, ka qenë përshkrimi i një imazhi të shpërndarë me fansat në InstaStory.

I njëjti po rikthehet pas një kohe, marrë parasysh që të fundit këngë e lansoi në dhjetor të vitit që lamë pas.

“Sot Sot Sot” e publikuar më 25 dhjetor deri më tani ka marrë mbi dy milionë klikime në YouTube.

Për projektin e ri nuk ka zbuluar më shumë detaje, por fansat janë kureshtarë të shohin se çfarë do të sjell kësaj radhe.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme