Ledri Vula e zbulon vet se vuan nga kjo sëmundje e lëkurës

Prishtinë | 02 Sht 2020 | 14:44 | Nga Ekonomia Online

Këngëtari i muzikës hip hop, Ledri Vula ka publikuar disa forografi nga pushimet. Por përmes këtyre fotove, këngëtari duket se pa dashja ka zbuluar një problem shëndetësorë që ka me lëkurën.

Në fotografinë e postuar në Instagram, në gishtat e dorës së djathtë të Ledrit shihet mungesa e pigmenteve ku kanë krijuar pjesë të bardha në lëkurë.

Kjo gjendje e lëkurës që njihet si “Vitiligo”, shfaqet tek 1 deri në 2 për qind e njerëzve në mbarë botën por nuk është dicka shqetësuese për shëndetin.

Njerëzit të cilët kanë Vitiligo zakonisht së pari njoftohen me njolla te bardha (depigmentim) në lëkurën e tyre. Këto njolla më shpesh gjenden ne fushat e ekspozuara të trupit në diell, duke përfshirë edhe duart, këmbët, krahet, fytyrën dhe buzët. Fusha të tjera të përbashkëta ku shfaqen njolla të bardha janë sqetulla dhe ijët, dhe rreth gojës, syve, hundës, e kërthizës, organeve gjenitale, dhe rektum.

Të ngjashme