Ledri Vula në një lidhje të re dashurie?

Prishtinë | 24 Maj 2017 | 23:45 | Nga

Nuk është prononcuar asnjëherë për lidhjet e tij të dashurisë, por pothuaj gjithmonë i janë zbuluar. Sa më shumë fshihet reperi i njohur Ledri Vula, aq më shumë shtohet kurioziteti për të rrëmuar në jetën e tij private. Pas ndarjes së bujshme nga Adela Sollaku, Ledri ra në një periudhë qetësie edhe nga ngacmimet mediatike, derisa… një foto u shfaq në horizont.

Nga mediat, u mësua se reperi ka nisur një tjetër histori dashurie. Bëhet fjalë për një vajzë që jeton në Gjermani, me të cilën Ledri ka nisur një lidhje të fshehtë. Thuhet se çifti është në hapat e parë të lidhjes dhe të paktë janë personat që e dinë këtë raport.

I ftuar pasditene sotme në “Rudina”, Ledri nuk e shmangu dot pyetjen për jetën private. Gjatë bisedës, ndërsa ai po rrëfente se me të ëmën është mjaft i lidhur dhe flet për gjithҫka, Rudina përfitoi nga rasti për ta pyetur: “Po për lidhjen tënde të re ke folur me mamin?” i zënë ngushtë, Ledri mbeti për një moment pa përgjigje: “Kuku, ҫa më gjeti…”, por nuk e la pa përgjigje Rudinën që vijonte të thoshte se ne nuk e dimë me siguri statusin e tij, por së fundi ka qarkulluar një lajm se ai është në një lidhje të re dashurie: “Unë nuk kam folur asnjëherë për jetën time private…” – këmbëngul Ledri, por vazhdon: “Unë beqar s’du me nejt… “ – thotë ai me të qeshur, por premton që kur të ketë diҫka serioze, do të vij ta them këtu.”

Këmgënguljes së Rudinës nëse është apo jo i dashuruar, reperi i përgjigjet me diplomaci: “Jam gjithmonë i rrethuar me dashuri…” – përgjigjja klasike që as moderatores duket se nuk i pëlqeu derisa konfirmoi se “ka shumë dashuri për Ledrin në këtë fazë të tij të jetës”.

Image may contain: 2 people, people smiling, shoes

Image may contain: 1 person, smiling, standing and shoes

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme