Ledri Vula rrëfen historinë me Sara Hoxhën dhe planet për t’u bërë baba

Prishtinë | 23 Qer 2020 | 09:11 | Nga Ekonomia Online

Reperi Ledri Vula tash e disa muaj ka zyrtarizuar lidhjen me bukuroshen Sara Hoxha.

Çifti tashmë po vazhdojnë të jenë në fokus të faqeve rozë dhe tejet të komentuar për çdo veprim të tyre.

Së fundmi, artisti i njohur ka qenë i ftuar në emisionin ‘NIN’ me Alaudin Hamitin ndërsa ka rrëfyer se si ka ardhur deri te lidhja e tyre dhe se çfarë e bën të veçantë partneren e tij.

“Ka ardhur me një koncert me shoqet e saj pasi i kam pëlqyer atyre dhe kjo ka qenë në prapaskenë, prej shoqeve mua më ka pëlqyer kjo, por nuk e ka ditur se kush jam, e ka ndëgjuar Ledri dhe këngët po si fytyrë nuk më ka njohur mandej më ka etiketuar në një fotografi dhe kështua ia kemi filluar të flasim, pastaj për një kohë të gjatë nuk jemi takuar”, ka thënë ai.

Duke treguar se çfarë ka të veçantë Sara dhe se si ia fitoi zemrën, krijuesi i shumë hiteve tregon se ka një karakter të fortë.

“Sytë e bukur i ka shumë, karakteri çfarë njeriu është, me disa njerëz është lidhje aty për aty, kimi që për herë të parë”, vazhdoi më tej reperi.

Ledri po ashtu ka folur edhe për planet e së ardhmes, i cili tregon se ka dëshirë të bëhet baba së shpejti.

“Me dëshirën më të madhe do bëhesha baba, si të është e shkruar. Do të thotë të gjithë shokët e mi janë bërë prindër, rrethi vetëm po zgjerohet. E gjithë gjenerata janë bërë prindër këtë kohë. Të gjithë këta pa marrë parasysh problemet që i kanë, kur po i shohin ata fëmijë po ndihen më të lumturit në botë, edhe unë dua të kem atë ndjenjë”, shton mes tjerash Vula. 

Të ngjashme