“Lek i madh”, kënga e re e Genc Prelvukaj që flet për tenderomaninë

Prishtinë | 10 Kor 2020 | 19:50 | Nga Ekonomia Online

Reperi Genc Prelvukaj ka lansuar sot këngën e tij më të re, “Lek i madh”

Kënga e Gencit vjen pasi që ai e kishte paralajmërua më parë, por ajo vjen pas lehtësimit të masave kundër koronavirusit dhe është në bashkëpunim me Granit Ismajli.

Në këtë këngë Genci flet për përfitimin e politikanëve nga tenderët e ndryshëm dhe keqpërdorimin e pozitave të politikanëve në Qeveri.

Genci kohëve të fundit ka bërë këngë që shpotisin realitetin në Kosovë dhe Shqipëri.

Fillimisht ai kishte sulmuar me tekst vajzat shqiptare që bëhen pjesë e eskortave në Europë dhe Amerikë, kurse tani ka sulmuar politikanët e korruptuar. 

Të ngjashme