Lent, rep-artisti i ri shqiptar që po debuton në tregun ndërkombëtar

Prishtinë | 23 Qer 2020 | 16:50 | Nga Ekonomia Online

Rep-artisti Lent është një prej talenteve të rinj shqiptar, që ka filluar të debutojë edhe në tregun ndërkombëtar.

Artisti me prejardhje nga Peja, ani pse 18 vjeçar ka pasur prurje të shumta muzikore, përfshirë këtu edhe bashkëpunime me emra të mëdhenj.

Gjithë talenti i tij për muzikë, dhe veçantia në interpretimin e zhanrit hip-hop, ka bërë që të arrijë deri në duetin me reperin e njohur austriak, Raf Kamora.

“FeFe 448” titullohet kënga e dyshes, që deri më tani pothuajse ka arritur 1 milion klikime në platformën YouTube.

Përkundër kësaj, Lent ka lansuar edhe mini-albumin, të titulluar “10”, i pritur mjaft mirë nga adhuruesit e muzikës së tij.

18-vjeçari deri më tani ka arritur të rrëmbej zemra e mijëra fansave, të cilat po e mbështesin në mënyrë të vazhdueshme.

Vlen të theksohet se një numër të konsiderueshëm klikimesh ka marrë edhe në këngën, “Asafa”, e cila është publikuar rreth një vit më parë.

Ndonëse jeton dhe vepron në Vienna të Austrisë, ai ka filluar që të ketë ndikim edhe në tregun shqiptar, duke u cilësuar si një artist që do të sjell revolucion në sferën e tij. 

Të ngjashme