Leo Messi blen hotel, menaxhere e klubit Eva Longoria

Prishtinë | 15 Qer 2017 | 20:50 | Nga

Leo Messi ka blerë një hotel në qytezën Sitges, jo larg Barcelonës.

Hoteli luksoz ka 77 dhoma dhe i kushtoi 26 milionë euro.

Sikurse edhe në fushë, Messi po e sfidon Ronaldon edhe jashtë saj pasi që edhe ai ka dy hotele, një në Lisbonë dhe një në Madeira.

Për blerjen e këtij hoteli me 77 dhoma, argjentinasi ka paguar 26 milionë euro. Hoteli ka pamje fantastike nga tarraca, si dhe plazhin e afërt, ndërsa çmimi për një natë kushton rreth 250 euro. Futbollisti argjentinas planifikon që në një pjesë të hotelit të hap një klub nate, pronare e të cilit pritet të jetë aktorja bukuroshe e Hoillivudit, Eva Longoria.

Të ngjashme