Leonardo DiCaprio gati për t’i dhënë fund beqarisë

Prishtinë | 23 Jan 2019 | 15:28 | Nga Ekonomia Online

Mesa duket gjërat janë bërë serioze mes Leonardo DiCaprios dhe Camila Morrones.

Dyshja është parë duke drekuar në Los Angeles me prindërit e aktorit, George DiCaprio dhe njerkën e tij, Peggy Ann Farrar.

Sipas revistës “People” prezantimi i bukuroshes 23 vite më të re me prindërit e aktorit është një tregues bindës se lidhja e tyre është duke kaluar në tjetër nivel.

Leonardo dhe Camila janë në një marrëdhënie bashkë që prej dhjetorit të vitit 2017. Vajza që duket se i ka vjedhur zemrën DiCaprio-s ka lindur në Argjentinë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme