Leonardo DiCaprios i ofrohet një rol në serialin “Stranger Things”

Prishtinë | 21 Maj 2018 | 12:39 | Nga

Millie Bobby Brown, ylli i serialit Netflix, “Stranger Things”, ka pohuar se është duke punuar në një projekt të ri filmik.

Ajo u tha gazetarëve të pranishëm në ceremoninë përmbyllëse të festivalit Ndërkombëtar të Filmit, Kanë, se ka një rol të përsosur për Leonard DiCaprion, fituesin e një çmimi Oscar.

Aktorja britanike, e cila në seri interpreton figurën e Eleven, do të donte ta shihte aktorin teksa shfaqej si “vëllai i saj i humbur”, shkruan “Independent”.

“Unë kam ardhur tashmë me një histori. Leo, nëse do të aktroj në seri, këtu është marrëveshja”, tha ajo.

Prodhuesi Sean Levi ka treguar se sezoni i tretë i serisë do të rikthej kohën e verës së vitit 1985, një vit pas përfundimit të sezonit të dytë.

Përndryshe, Brown kohët e fundit u bë personi më i ri që u rendit në listën e 100 njerëzve më me ndikim në revistën Time.

Ndryshe, aktori është duke punuar në projekte të tjera filmike që do të shfaqen gjatë këtij viti në ekranet e mëdha të kinemave.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme