Leonora Jakupi apel institucioneve: Mbyllni shkollat sa nuk është bërë më e madhe

Prishtinë | 11 Mar 2020 | 15:44 | Nga Ekonomia Online

Tashmë ka shkuar në 12 numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri, ndërsa ditën e sotme një ka vdekur po nga ky virus një 73 vjeçare nga Durrësi.

Padyshim paniku është rritur në Kosovë i cili deri tani është vendi që nuk është shënuar asnjë rast me koronavirus.

Figura publike po japin mesazhe sensibilizuese, duke dhënë dhe këshilla se si të mbrohen, ndërsa nuk mungojnë dhe ata që kërkojnë të mbyllen shkollat dhe vendet tjera publike.

Një gjë të tillë së fundmi ka kërkuar edhe Leonora Jakupi, e cila përmes një postimi ka kërkuar që sa më shpejt të mbyllen sa nuk është bërë më e madhe.

“Apeloj te institucionet tona te marine masat preventive sa nuk eshte bere me e madhe kjo pune mbyllni shkollat dhe vendet publike”, ka shkruar Leonora Jakupi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme