Leonora Jakupi i shkruan djalit të Hashim Thaçit

Prishtinë | 05 Nën 2020 | 20:33 | Nga Ekonomia Online

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë një shkrim për babanë e tij, pas konfirmimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale. Si rrjedhojë ky i fundit dha dorëheqje nga pozita e të parit të vendit.

Djali i Presidentit Thaçi, Endrit Thaçi, publikoi një fotografi me babanë e tij në rrjetin social Instagram, duke shkruar disa fjalë për të.
“Baba im e ka fitu betejën e lirisë. Dhe të lirë jemi. Ai e udhëhoqi edhe betejën për republike. Dhe shtet u bëmë e do të mbesim. Tash do ta udhëheq betejën për drejtësi. Sepse babai , bashkëluftëtarët e tij dhe krejt lufta ishte e drejtë. Do të më merr malli shumë por do të festoj çdo ditë me buzëqeshje dhe kokën lartë fitoret e tuja me mamin, familjën tonë, shokët. Do të pres me pa durim edhe pse shpejtë do të kthehesh në shtëpi. UÇK”, ka shkruar Endrit Thaçi në Instagram.

Mes komenteve të shumta, në sy bie komenti i këngëtares së njohur shqiptare, Leonora Jakupi.

Jakupi, e cila ka origjinë nga i njëjti qytet prej nga vjen familja Thaçi, i ka shkruar një koment Endritit, duke ia bërë me dije që të jetë krenar me babain e tij.

“Respekt dhe mirënjohje pafund për Babin tënd e Presidentin tonë!”, ka qenë komenti i këngëtares Jakupi, që njëherësh ka marrë edhe pëlqimin e Endritit.

Të ngjashme