Liam Payne dhe Cheryl, njoftojnë se janë ndarë

Prishtinë | 02 Kor 2018 | 11:53 | Nga

Këngëtarët e njohur Liam Payne dhe Cheryl, kanë njoftuar se janë ndarë pas 2 vjetësh sa ishin në lidhje martesore.

Cheryl njoftimin e ka bërë mbrëmë, duke treguar se janë ndarë para dy javësh.

Çifti, kanë një djalë së bashku që quhet Bear, dhe ka lindur në marsin e vitit të kaluar.

Ndarjen, e kanë bërë të ditur përmes rrjeteve sociale duke thënë se ishte vendim i vështirë për ta, por më i duhuri që duhet marrë.

“Por si një familje, vazhdojmë të kemi dashuri mes vete”, kanë thënë ata.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme