Liam Payne dhuron 360 mijë shujta për personat në nevojë

Prishtinë | 27 Mar 2020 | 17:36 | Nga Ekonomia Online

Këngëtari i grupit të dikurshëm One Direction, Liam Payne i është bashkuar një grupi bamirësie për t’i ndihmuar atyre që kanë mbetur pa ushqim si rezultat i pandemisë Coronavirus.

Ai së bashku me organizatën bamirëse, Trussell Trust, do të ofrojnë rreth 360.000 shujta ushqimi në rajonin e tij, në Midlands, shkruan Daily Mail.

Duke dashur të ndihmojë ata që kanë nevojë, Liam ka thënë: “Nuk është e drejtë që dikush në vendin tonë nuk është në gjendje të sigurojë ushqim. Organizatat humanitare janë duke bërë një punë të jashtëzakonshme duke u dalë në mbështetje atyre që kanë nevojë”.

Kjo që po e bën këngëtari do të ndihmojë në mbështetjen e 100 organizatave, në Birmingham, Stoke-on-Trent, Coventry, Sheffield, Nottingham dhe Bristol, si dhe qendra të tjera në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

Liam ishte në mesin e atyre që mbështetën dhe punëtorët e kujdesit shëndetësor, të cilët aktualisht janë duke punuar në parandalimin e përhapjes së pandemisë coronavirus.

Të ngjashme