Liam Payne i gatshëm për ribashkimin me “One Direction”

Prishtinë | 20 Sht 2019 | 09:48 | Nga Ekonomia Online

Harry Styles është duke e zvarritur ribashkimin me “One Direction”, sipas ish-anëtarit të bendit Liam Payne.

Boy-bendi e filloi pauzën në vitin 2016, ndërsa Liam dhe bendi kanë shijuar nivele të ndryshme të suksesit si artistë solo, ku Harry është në krye falë një roli të suksesshëm në “Dunkirk” dhe hit albumit të tij eponim dhe singleve “Sign of the Times” and “Kiwi”.

Image

Tani Payne e pranon se ai, Louis Tomlinson dhe Niall Horan janë të gatshëm të rigrupohen si “One Direction” – por Harry po i reziston kësaj, shkruan KOHA Ditore.

Duke folur me SiriusXM këtë javë, Liam tha, “Nuk kam folur me Harryn për një kohë, kështu që nuk e di se çfarë mendon ai… (por) kam dëgjuar që ditë më parë ai e përmendi atë (ribashkimin) në një revistë apo diçka të tillë, gjë që është e mahnitshme.

“Mendoj se të gjithë të tjerët kanë qenë vërtet të hapur. Mendoj se ata janë të gatshëm kurdoherë. Mendoj se Niall ishte i gatshëm ditën kur vendosëm të ndalonim. Ai më tha, “Jam i sigurt se do të kthehemi nesër, djema!” Ai ishte thjesht i gatshëm”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme