Liam Payne thotë se të qenit në “One Direction gati e vrau atë

Prishtinë | 19 Tet 2019 | 11:42 | Nga Ekonomia Online

Liam Payne thotë se pjesëmarrja në One Direction, gati ‘e vrau’ atë.

Në një intervistë të fundit, Payne zbuloi se ai filloi të pinte dhe kjo ndryshoi shumë gjëra në shëndetin e tij.

“Unë kalova një fazë të keqe sa isha në grup, kam pirë shumë, shtova peshë dhe nuk e vura re”, tha ai duke përmendur njerëzit që i referoheshin atij si ‘yndyra’ e grupit.

“Unë thjesht isha i dehur çdo ditë. Nuk shihja asgjë në pasqyrë”.

Pirja e Payne u bë pjesë e jetës së tij dhe ai kishte kujdes vetëm në koncertet e tyre.

“Koha jonë ishte thjesht një rrëmujë, unë shkoja në koncerte, kthehesha, pija dhe ngrihesha në orën 5 pasdite”, kujtoi artisti tani 26 vjeçar.

Duke folur për veten dhe shokët e tij të bandës, Zayn Malik, Niall Horan, Harry Styles dhe Louis Tomlinson, Payne shpjegoi, “Unë po kaloja këtë rrethanë të çmendur. Padyshim që ishim të lodhur, 100 përqind në grup, nuk kishim jetë personale, nuk mësova asgjë për veten time”.

Megjithëse Payne pranoi se ai kishte frikë të largohej nga grupi duke pasur parasysh suksesin e tyre, ai tha se ai e dinte se ishte e nevojshme.

“Jo një lehtësim, ishte e frikshme në atë kohë. Por për mua, duhej të ndalej. Do të më kishte vrarë”, tha ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme