Liberta Spahiu deklaron se nuk është beqare

Prishtinë | 01 Shk 2021 | 12:30 | Nga Ekonomia Online

Prezantuesja e njohur e ekranit, Liberta Spahiu, ka qenë shumë pak herë e përfolur për jetën e saj private.

Megjithëse asnjëherë nuk ka qenë në një lidhje të hapur e që është bërë publike për mediat, për shumë kohë publiku është mësuar me idenë se ajo është beqare.

Por duket se në një status të tillë Liberta vazhdon të mos jetë, pasi është dikush që pas kaq kohësh ia ka marrë zemrën bukuroshes së televizionit.

Këtë gjë e ka bërë të ditur vet ajo, në një nga përgjigjet e pyetjeve që iu parashtruan së fundmi nga fansat në InstaStory.

Një prej ndjekësve i kishte drejtuar asaj pyetjen se “a është single (beqare)”, ndërkohë që me një përgjigje të thjeshtë, Liberta e ka quajtur si “të rremë” këtë informacion.

Mirëpo Spahiu nuk ka dashur të zbulojë më shumë, duke lënë thjeshtë të kuptohet së është në lidhje.

Vite më parë është përfolur se bukuroshja e emisionit “Prive” ka qenë në lidhje me emrat e njohur si Getoar Selimi dhe Flori Mumajesi, por për një gjë të tillë ajo nuk është prononcuar asnjëherë para kamerave

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme