Lidhja e Channing Tatum dhe Jessie J po bëhet serioze

Prishtinë | 25 Mar 2019 | 15:52 | Nga Ekonomia Online

Gati një vit pasi e ka zyrtarizuar ndarjen nga Jenna Deëan, pas nëntë vjetësh martesë, Channing Tatum ka një grua të re në jetën e tij: këngëtaren Jessie J.

38 vjeçari Tatum është në lidhje me këngëtaren britanike 30 vjeçare qysh nga muaji tetor.

Madje, javën e kaluar, çifti ishin së bashku në Londër ku këngëtarja e muzikës pop ka takuar familjen dhe miqtë e saj.

“Ishte udhëtimi i tyre i parë së bashku në Angli, si çift. Ata duket se e kanë marrë lidhjen e tyre shumë seriozisht”, ka thënë një burim pranë çiftit për revistën People.

I njëjti burim ka thënë se Tatum dhe Jessie J kalojnë shumë kohë së bashku në Los Angeles, edhe me Everly, vajza pesëvjeçare e yllit të “Magic Mike” që ai e ka me ish-bashkëshorten e tij, Jenna Dewan.

Aktori dhe këngëtarja e kanë ekspozuar lidhjen e tyre të dashurisë në publik javën të fundit pothuajse vazhdimisht.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme