Lidhje apo xhirime të klipit të ri, ”Capital T” merr vëmendje me fotografinë krah një femre

Prishtinë | 09 Shk 2020 | 13:33 | Nga Ekonomia Online

Reperi i popullarizuar i skenës shqiptare, Capital T, vazhdon të jetë një nga emrat më të spikatur në showbizin shqiptar.

Artisti, i cili ka pushtuar tregun muzikor viteve të fundit, këtë herë mori vëmendjen e të gjithëve me fotografinë që publikoi në llogarinë e tij personale, Instagram.

Imazhi në fjalë e shfaq 28-vjeçarin përkrah një femre, me ç’rast lë të nënkuptohet se është partnerja e tij e re megjithëse nuk ka zbuluar asgjë më shumë.

Fotografia është realizuar në Paris, më saktësisht në ‘Kullën e Aifelit’, ku reperi ndër të tjerash nuk ia ka zbuluar as fytyrën.

Nga ana tjetër, kjo mund të jetë edhe pjesë e klipit të ri pasi Trim Ademi (emri i vërtetë i Capital T) po punon në projektet e reja të albumit “Skulpturë”.

Sidoqoftë, presim të shohim se me çfarë do na befasojë Kapo në vazhdim.

View this post on Instagram

Cozy on my CTC hoodie 😎🔥 @timecapsulemerch

A post shared by Capital T (@truekapo) on

“600PS” përndryshe mbetet kënga e fundit e lansuar nga reperi në kuadër të albumit të tij të ri, ndërkohë që ka kaluar shifrën e 3.5 milionë klikimeve në YouTube. 

Të ngjashme