Lily-Rose Depp e quan famën një efekt anësorë qesharak të karrierës

Prishtinë | 06 Pri 2021 | 16:11 | Nga Ekonomia Online

Aktorja 21-vjeçare, Lily-Rose Depp, e cila është vajza e ylli të Hollywodit Johnny Depp, e ka quajtur famën një efekt anësorë qesharak të karrierës së saj.

Ajo gjithashtu ka deklaruar se ndihet falënderuese dhe e privilegjuar që e gëzon një karrierë në film, por këmbëngul se ajo kurrë nuk kishte vendosur të jetë e famshme dhe përkundrazi thjeshtë po e bënë një punë të cilën e do me të vërtetë.

Në një intervistë të realizuar së fundmi krahas kolegut nga filmi “Voyagers”, Tye Sheridan, aktorja Depp tha: “Fama është një efekt anësor qesharak që vjen nga puna të cilën ne e duam. Mendoj se mund të flas për të dy kur them që ne, vërtetë e shijojmë dhe e çmojmë punën tonë. Që të dy jemi të pasionuar pas aktrimit dhe ndihemi falënderues e të privilegjuar që kemi mundësi ta bëjmë këtë profesion, dhe të zgjohemi çdo mëngjes për t’i bërë gjërat që i duam”.

Lily-Rose gjithashtu tha që rritja në qendër të vëmendjes së publikut ishte e vështirë, sepse njerëzit prisnin që ajo të ishte e përkryer gjatë gjithë kohës si dhe tha që e kupton rëndësinë e vetë-reflektimit, kur i shikon gabimet që i ka bërë në kohën e adoleshencës.

“Nuk mund të jesh perfekt gjatë gjithë kohës. Askush nuk është i përkryer. Unë mendoj se ky është vetëm fakt i jetës. Por gjithashtu mendoj se mënyra më e mirë për ta mbajtur kokën shëndosh mbi supe është thjesht të jem i vetëndërgjegjshëm dhe të mos ndihesh kurrë sikur e merr veten shumë seriozisht për të vënë në dyshim veprimet e tua. Unë mendoj se është gjithmonë mirë të kesh vetë-reflektim të mirë për gjërat që ke bërë dhe gjithmonë duke menduar se si mund të bëhesh edhe më i mire”.

Për fund, aktorja e filmit “King” tha se nuk do ta refuzonte kurrë ofertën për të punuar sërish me babanë e saj të famshëm, kjo pasi babë e bijë kishin luajtur së bashku në filmin e vitit 2016, “Yoga Hosers”. Por, ajo këmbëngulë që ky nuk është prioriteti i saj kur i përzgjedhë rolet filmike.

Të ngjashme