Linda Halimi bëhet nënë, ja si e pagëzoi vajzën

Prishtinë | 12 Mar 2019 | 22:29 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e njohur nga Kosova, Linda Halimi, është bërë nënë për herë të parë.

Këngëtarja, e cila i habiti të gjithë me transformimin e saj nga një vajzë mbipeshë në një yll me forma bombastike, ka sjellë në jetë një vajzë, fryt të dashurisë me bashkëshortin e saj me ngjyrë Davon Edwards.

Vogëlushja është quajtur Kaimana dhe ka qenë vetë Davon që ka dhënë lajmin e bukur përmes një postimi në Facebook.

“Jemi shumë të lumtur dhe të bekuar me ardhjen në jetë të vajzës sonë. Mezi presim ta sjellim atë në shtëpi. Gruaja ka pasur një shtatzëni të shëndetshme dhe një lindje të shpejt! Faleminderit për të gjitha urime tuaja! Me dashuri, Davon, Lindita dhe Kaimana”, ai.

Të ngjashme