Linda Halimi paralajmëron këngën e re, ndërsa merr vëmendje me balluke e flokët rozë

Prishtinë | 10 Qer 2021 | 11:08 | Nga Ekonomia Online

Artistja e njohur shqiptare, Linda Halimi, duket se po rikthehet me një projekt të ri muzikor.

Njoftimin e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi të publikuar në llogarinë e saj zyrtare, Instagram.

Derisa është shfaqur me një stil të ri flokësh, këngëtarja tregon se së shpejti sjell këngën e re.

Me balluke e flokë të gjata ngjyrë rozë, ylli me prejardhje nga Vitia po ashtu duket në formë të mirë.

“Veç do të thuash amin, amin, amin! kënga e re së shpejti”, ka shkruar ajo pranë postimit.

Reagimet në pjesën e komenteve kanë qenë të llojllojshme, fansat e së cilës mezi po presin për një rikthim të 27 vjeçares.

Linda pak ditë më parë është kthyer në Amerikë, pasi qëndroi për disa javë në Shqipëri për shkak të pjesëmarrjes së saj në “Kënga Magjike 2021”.

Të ngjashme