Linda Halimi shfaqet duke marrë rreze dielli, pak para finales së “Kënga Magjike 2021”

Prishtinë | 29 Maj 2021 | 14:22 | Nga Ekonomia Online

Lindita Halimi prej disa ditësh është rikthyer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe po kalon një kohë të mirë në Shqipëri.

Derisa po shijon një periudhë të mirë atje, artistja nga Vitia ka qenë shumë e angazhuar pasi është në garë për festivalin “Kënga Magjike 2021”.

Duke qenë se kanë mbetur edhe disa orë nga finalja e madhe, bukuroshja është shfaqur duke marrë rreze dielli në një sfond të mrekullueshëm.

“Shqipëria”, ka qenë përshkrimi i imazhit.

Linda po ashtu ka marrë vëmendje me linjat trupore në veshje sportive dhe me një kapelë të zezë të markës ‘Nike’.

E njëjta sivjet prezantohet me këngën “Pa t’pa”, për të cilën deri më tani mori vlerësime të madhe.

Ajo garon përkrah artistëve si: Fifi, Bruno, Soni Malaj, Alban Ramosaj etj.

Sonte (e shtunë) përndryshe mbahet nata finale e “Kënga Magjike” që për dy netë radhazi solli plot emocione dhe atmosferë të mrekullueshme.

Të ngjashme