Linda Halimi sjell detaje të reja nga kënga “Amin”

Prishtinë | 22 Qer 2021 | 12:10 | Nga Ekonomia Online

Artistja e njohur shqiptare, Linda Halimi, pëlqehet tej mase për stilin e veçantë që ka.

Ajo për vite të tëra ka rezultuar pozitive me prurjet e reja muzikore, të cilat kanë marrë milionë klikime.

Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, ajo ka zbuluar detaje të reja nga projekti i ri muzikor.

“Amin” mban titullin kënga, sekuenca të së cilës ajo i ka sjell ditë më parë për fansat.

Po ashtu Linda zgjodhi që sot (e martë) të publikojë edhe disa pjesë të klipi, ku shihet mjaft atraktive.

Derisa fansat po e presin këngën e re, “Pa t’pa” është hiti saj i fundit, që u prit mirë nga admiruesit e muzikës së saj. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme