Lionel Richie po e konsideron realizimin e një version të ri të “We Are the World”

Prishtinë | 23 Mar 2020 | 15:04 | Nga Ekonomia Online

Këngëtari i njohur 70-vjeçar, Lionel Richie, fillimisht nuk kishte dashur ta shënojë 35-vjetorin e lansimit të hitit, “We Are the World”, ku përfshiheshin yje të tillë si: Michael Jackson, Kenny Rogers, Cyndi Lauper, Diana Ross dhe të tjerë, dhe së bashku i kishin mbledhur plot 63 milionë dollarë për t’i ndihmuar të varfrit në Afrikë. Por, tani këngëtari mendon se mesazhi të cilin kënga e përcjellë, është shumë i përshtatshëm dhe aktual me situatën e krijuar në botë nga pandemia e Coronavirusit.

“Ne po e ndërmarrim një vendim. Po i shpëtojmë jetët tona. Para dy javësh, vendosëm që nuk do të bënim ndonjë gjë speciale rreth kësaj kënge, ngase nuk mendonim se është koha e duhur për ta shënuar një përvjetorë. Por mesazhi i këngës është shumë i qartë,” citohet të ketë thënë këngëtari.

Lionel Richie e kishte shkruar këngën “We Are the World” bashkë me mbretin e ndjerë të muzikës pop, Michael Jackson. Tani, me versionin e ri, këngëtari po mundohet të ndihmojë në mbledhjen e të hollave për personat në nevojë, në këto kohë të përhapjes së koronavirusit anembanë botës, transmeton Koha.

Richie, po ashtu ka bërë të ditur se po provon të kalojë sa më shumë kohë në shtëpi, me familjen e tij.

Të ngjashme