Lladrovci e Jashari “zbresin” në fushën e Bayernit

Munich | 25 Pri 2018 | 20:52 | Nga

Kryetarët e dy komunave të Drenicës, Drenasit dhe Skënderajit, Ramiz Lladrovci dhe Bekim Jashari, ndodhen në Munich të Gjermanisë për të parë nga afër ndeshjen e ekipit të tyre favorit, Bayernit kundër Realit të Madridit.

Ata kanë postuar fotografi pak para fillimit të ndeshjes, teksa shihen se janë në rreshtin e parë, fare pranë fushës së gjelbër.

Në rrjetin social, Lladrovci ka prognozuar se do të fitojë Bayerni, madje bindshëm.

Postimi i plotë:

“Po përcjelli atmosferën e mrekullueshme në Allianz Arena, së bashku me miqtë e mi, Bekimin, Qëndrimin, Ilirin dhe Enisin. Kjo atmosferë është shumë e rrallë, sepse zhvillohet në një ndër stadiumet më të bukur në botë.
Sa për lojën nuk po flasim, finale para finales, duke ditur edhe lojën që do të ofroj Bayerni, pres të mbesim të kënaqur. Sonte, për hir të Lapidarit, jam me Bayernin.

Neve nuk na pëlqen balotazhi! Dihet!”

Image may contain: Ramiz Lladrovci, smiling

Image may contain: 4 people, including Ramiz Lladrovci and Bekim Jashari, people smiling, stadium and outdoorImage may contain: 2 people, stadium, crowd and outdoor

Image may contain: 1 person, stadium

Image may contain: 5 people, including Bekim Jashari and Ramiz Lladrovci, people smiling, people standing, sky and outdoor

Të ngjashme