Llogaria e Joe Biden në Twitter ndjek vetëm një të famshme

Prishtinë | 21 Jan 2021 | 08:25 | Nga Ekonomia Online

Joe Biden mori zyrtarisht llogarinë e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (POTUS) në Twitter, disa orë para se të betohej si Presidenti i 46-të i SHBA-ve.

Llogaria u rikthye në Twitter pasi u pezullua në javët e fundit të ish-Presidentit Donald Trump.

Trump ishte pezulluar nga platforma për shtatë ditë për shkak të nxitjes së dhunës, dhe më pas u ndalua përgjithmonë.

Tani, Biden dhe ekipi i tij kanë marrë përsipër llogarinë dhe është zbuluar se ai ndjek vetëm 12 llogari. Kjo mund të ndryshojë së shpejti, por për momentin ka vetëm 12 llogari.

Shumica e tyre janë ndihmës, duke përfshirë Jen Psaki, Sekretarin e Shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Brian Deese, Drejtor i Këshillit Ekonomik Kombëtar, Susan Rice, Këshilltare e Politikës së Brendshme dhe disa të tjerë.

Nga 11 llogari, ka vetëm një të famshme. Bëhet fjalë për Chrissy Teigen.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme