Lopez dhe Fonda mahnitën me perfomancën live të Albert Stanajt për Krishtlindje

Prishtinë | 27 Dhj 2018 | 10:36 | Nga Ekonomia Online

Albert Stanaj është një ndër këngëtarët më të suksesshëm shqiptar në rrafshin ndërkombëtar.

Kjo këngëtarit tonë i ka mundësuar të krijojë miqësi me shumë yje botërore duke përfshirë edhe Jennifer Lopezin dhe Jane Fondën.

Në fakt, ditë më parë raportuar rreth takimit të artistit tonë me yllin amerikano-latin, J.LO për festën e Krishtlindjeve.

Ai me këtë rast ka publikuar edhe një video në llogarinë personale në Instagram teksa ka kënduar këngën e famshme “Last Christmas”.

Të pranishmit në ndejën private janë ndarë të mahnitur dhe të kënaqur me perfomancën e Stanaj, i cili i ka falënderuar përmes llogarisë personale në Instagram.

“Gëzuar Krishtlindjet. Kjo ishte dhurata më e mirë ndonjëherë! Të këndojnë para këtyre legjendave si Jane Fonda dhe J.LO. Ndjeheni i bekuar në këto Krishtlindje”.

Ai më tutje ka treguar se së shpejti do ta publikojë një videokëngë të re për fansat dhe publikun e gjerë, por që nuk ka dhënë shumë detaje.

Ndryshe, Stanaj ka performuar gjatë verës në Kosovë në kuadër të festivalit “Sunny Hill”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme