Lopezi, e famshmja më e mahnitshme mbi moshën 40-vjeçare

Prishtinë | 26 Mar 2021 | 17:23 | Nga Ekonomia Online

Jennifer Lopezi është cilësuar si e famshmja më e mahnitshme në mesin e 40-vjeçarëve.

Këngëtarja 51-vjeçare ka lënë prapa vetes yje si Jennifer Aniston, 52-vjeçare, Kim Kardashian, 40-vjeçare dhe Victoria Beckham, 46-vjeçare.

Në një sondazh në Britani, 38 për qind e grave kanë thënë se do të ishin shumë të lumtura nëse kur do të bëhen më të vjetra do të duken si ylli 51-vjeçar.

Pozita e dytë i ka takuar aktores Jennifer Aniston me 34 për qind, e përcjellë nga Kim Kardashian me 31 për qind.

Image

Në mesin e yjeve që duken të mrekullueshëm janë edhe aktorët Will Smith dhe ish-futbollisti David Backham.

Me vlerësim të lartë janë dalluar edhe aktorët Brad Pitt, Tom Cruise, Idris Elba dhe britaniku Daniel Craig.

Sondazhi për yjet më të mahnitshme u bë vetëm pak javë pasi Jennifer Lopezi dhe i fejuari i saj, Alex Rodriguez, njoftuan se po bëjnë gjithçka që munden për të shpëtuar lidhjen e tyre.

Në fillim të muajit mars, dyshja mohoi lajmet për ndarje dhe deklaroi se po punon për t’i rregulluar gjërat.

Të dy janë parë në Republikën Dominikane, ku Lopez është duke punuar në realizimin e filmit “Shotgun Wedding”.

“Ata po bëjnë gjithçka që munden që lidhja e tyre të jetë prioritet. Ai ka kaluar shumë kohë me Jenniferin”, ka thënë një burim i afërt me çiftin për revistën “The People”.

Megjithatë, në javët e ardhshme ata pritet të jenë larg njëri-tjetrit. Lopez do të vazhdojë të mbetet në Republikën Dominikane, ndërkaq Rodriguez do të kthehet në Miami për ta kryer punën si komentator i bejsbollit.

Të ngjashme