Reperja kosovare me famë ndërkombëtare Loredana Zefi sot feston ditëlindjen.
Sipas mediave rozë, ajo mbush plot 26 vite jetë.
Këngëtarja këto kohë është duke shijuar suksesin e këngës “Mit Mir” në bashkëpunim me Mozzik.
Ajo është mjaftë e popullarizuar në tregun muzikor, ndërsa është edhe nënë e një vajze të quajtur Hana.