Loredana merr vëmendjen me pozat në bikini nga pushimet në Dubai

Prishtinë | 16 Shk 2021 | 16:52 | Nga Ekonomia Online

Dy reperët e njohur, Mozzik dhe Loredana Zefi, janë duke shijuar disa ditë të mira pushimi në Dubai.

Së bashku me vajzën e tyre të vogël, Hanën, çifti i dikurshëm që thuhet se tashmë janë ribashkuar, po i shijojnë ditët e ngrohta që mbizotërojnë aktualisht edhe në këtë periudhë të vitit në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ata kanë ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale imazhe të ndryshme, nga momentet e këndshme që po shijojnë së bashku.

Ka qenë reperja Loredana Zefi ajo e cila ndër të tjerash ka publikuar në InstaStory një fotografi, ku shfaqet me bikini në plazhi ne Dubait.

Ajo duket mjaft atraktive dhe në formë të mirë trupore, ndërsa ishte kombinuar edhe me një varëse në formë kryqi në qafën e saj.

Reperja me prejardhje nga Ferizaj ka vazhduar të ndajë me ndjekësit në rrjetet sociale fotografi të shumta, duke treguar relaksin që po e shijon gjatë këtyre ditëve.

Ky pushim i saj vjen pas një angazhimi permanent në muzikë, pasi për muaj të tërë ka sjell projekte të shumta muzikore, të cilat janë pritur mirë nga fansat e saj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme