Loredana publikon këngën e re “Kein Hunger” me UFO361

Prishtinë | 11 Dhj 2020 | 08:33 | Nga Ekonomia Online

Rerperja Loredana Zefi vazhdon të publikojë projekte muzikore njëra pas tjetrës, të cilat priten gjithmonë mirë nga publiku.

E radhës është kënga “Kein Hunger”, të cilën ajo e publikoi në orët e para të së premtes.

Kënga është ritmike hip-hop dhe vjen në bashkëpunim me artistin gjerman UFO361.

Muzika është realizuar nga producentët: Anton Behmer, Lukas Wohlatz, Ghoufrane Bouzergoun, Abudi El, gjersa tekstin e ka shkruar vet Loredana me UFo361.

“Kein Hunger” është vizualizuar edhe me klip, xhirimet e të cilit janë realizuar në Gjermani.

Klipi iu është besuar regjisorëve të njohur gjermanë: Jakub Rzucidlo dhe Tatjana Wenig. 

Të ngjashme