Loredana rrëfen për herë të parë detaje nga jeta personale, ja përse u nda nga Mozzik

Prishtinë | 09 Jan 2020 | 11:20 | Nga Ekonomia Online

Ajo është një prej repereve më të njohura e cila është vënë në qendër të vëmendjes si prej sukseseve të njëpasnjëshme në muzikë ashtu edhe për shkak të thashethemeve që pas ndarjes nga Mozzik.

Mediat aluduan së fundmi për një lidhje të saj me reperin gjerman Bonez, por që të dy e mohuan, duke e konsideruar thjesht një thashethem argëtues.

Loredana do të jetë e ftuar këtë të hënë në emisionin “Nin”, në një intervistë ekskuzive ku është rrëfyer për jetën e saj personale, vdekjen e të atit, sëmundjen e nënës, ndarjen nga Mozzik dhe sukseset në muzikë.

Në një video të shkurtër të publikuar në instagramin e drejtuesit të emisionit Alaudin Hamitit, Loredana dëgjohet të thotë se për të nuk ka pasur asnjë arsye për tu ndarë nga Mozzik.

Loredana dhe Mozzik u ndanë disa muaj më parë dhe njoftimin e dha vëtë këngëtarja përmes një statusi në instagramin e saj.

Ata nuk kanë dhënë asnjë arsye konkrete të ndarjes, por mesa duket Loredana do të rrëfehet për herë të parë, duke treguar çdo gjë që ka ndodhur me Mozzik si dhe detaje të tjera nga jeta e saj private.

Mozzik dhe Loredana kanë një vajzë së bashku e cila sapo ka mbushur një vjeç dhe aktualisht po jeton me reperen.

Të ngjashme