Loredana sapo zbuloi datën e lindjes dhe gjininë e foshnjes

Prishtinë | 28 Tet 2018 | 13:59 | Nga Ekonomia Online

Loredana Zefi ka preferuar ta mbajë goxha private pjesën e shtatzënisë.

Për muaj të tërë, ajo nuk zbuloi linjat trupore deri kur në Qershor, prive.al konfirmoi ekskluzivisht lajmin nga burime të sigurta pranë çiftit.

E duket se tashmë kur është në fund të procesit të pritjes së ëmbël, vetë artistja po jep mesazhe të koduara.

Ajo në një foto mëngjesin e sotëm ka ndarë një datë, 7 Dhjetor 2018 dhe një pikëpyetje – ende e fshehur. Krahas datës, një emoji me shenjën e gjinisë femërore ka ngritur pikëpyetje se në mos Loredana ka zbuluar terminin gjinekologjik të foshnjes, e cila duket të jetë vajzë.

Fansat kanë komentuar goxha shumë në postimin e bërë duke hedhur hipoteza, të cilat deri tani nuk kanë marrë përgjigje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme