Loredana shfaqet sensuale e veshur me të kuqe

Prishtinë | 23 Maj 2021 | 16:40 | Nga Ekonomia Online

Loredana ka rezultuar të jetë ndër personat më të komentuar në faqet rozë.

Kjo ka ardhur si pasojë e lajmeve që po qarkullojnë për bashkimin e saj me reperin e njohur, Mozzik.

Derisa gjithë sytë janë nga ajo, edhe artistja nuk po zhgënjen ndjekësit me paraqitjet e saj.

Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, bukuroshja brune ka mahnitur me pamjen sensuale.

Lori zgjodhi që për këtë paraqitje të shfaqet me të kuqe, duke theksuar fizikun e formësuar.

Të njëjtin imazh e ka shpërndarë edhe Mozzik, duke konfirmuar për të disatën herë bashkimin.

Po ashtu vlen të përmendet se dyshja së shpejti do të lansojnë albumin e tyre.

Të ngjashme