Loredana Zefi duket tërheqëse teksa vë në pah dukjen e re

Prishtinë | 19 Shk 2020 | 16:39 | Nga Ekonomia Online

Rap-artistja e njohur nga Ferizaj, Loredana Zefi, vazhdon të jetë njëra prej personazheve më të ndjekura në rrjetet sociale.

Ajo vetëm në rrjetin e popullarizuar, Instagram numëron 2.6 milionë ndjekës, me ç’rast nuk heziton të ndajë imazhe dhe video të ndryshme me fansat e saj.

Dhe së fundmi me ndryshimin e ri që ka bërë në pamje, 25-vjeçarja ka arritur të rrëmbejë vëmendjen e të gjithëve.

Me pamjen prej biondeje e me balluke, Lori duket në formë të mahnitshme duke vënë në pah dukjen e re.

Ajo po ashtu mori komplimente të shumta për ndryshimin e ri, ndërsa të tillë nuk e kishim parë asnjëherë.

Në anën tjetër, Lori aktualisht është duke e shijuar suksesin e projektit të ri “Kein Wort” në bashkëpunim me Jojo që e sollën në muajin janar.

Projekti u mirëprit dhe deri më tani ka kaluar shifrën e 18 milionë shikimeve në platformën YouTube.

Veç karrierës së bujshme profesionale, Zefi u përfol në masë të madhe edhe pas ndarjes nga partneri i saj, Mozzik, me të cilin ka një vajzë të quajtur, Hana. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme