Loredana Zefi mahnit me dukjen dhe stilin e veçantë në imazhet e reja

Prishtinë | 23 Sht 2020 | 15:24 | Nga Ekonomia Online

Ajo gjatë kësaj jave është kthyer në një nga emrat më të komentuar në faqet rozë, përfshirë këtu edhe rikthimin e saj në rrjetet sociale.

Fjala është për reperen shqiptare, Loredana Zefi, e cila momentalisht është në përgatitje të albumit të ri “Medusa”.

Ndërkohë që biondja lansoi edhe një këngë nga ky album, ku kishte paraqitur veten gjatë 18 muajve të fundit.

Mes shumë gjërash, Lori mbrëmë (e martë) befasoi me një fotografi tjetër të ndarë në Instagram – e cila siç shihet rregulloi raportet edhe me Petra Z.

E njëjta ditën e sotme solli disa imazhe të reja, në të cilat merr vëmendje të madhe me dukjen dhe stilin e veçantë.

“Kam dëgjuar që nesër është e enjte?”, ka shkruar ajo – duke mos zbuluar më shumë se për çfarë befasie është fjala.

“Intro” përndryshe për vetëm një ditë ka grumbulluar afro një milion shikime në kanalin YouTube.

Të ngjashme