Luana pozon me flokët portokalli dhe fustanin elegant, por vëmendje merr tatuazhi i saj në zonën intime

Prishtinë | 09 Pri 2021 | 09:00 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja dhe moderatorja e njohur shqiptare, Luana Vjollca, gjatë këtyre ditëve bëri një ndryshim drastik në pamje.

Ajo i ngjyrosi flokët e saj në portokalli të ndezur, duke marrë kështu një pamje ndryshe nga ajo e zakonshmja prej biondeje.

Këto ditë, ajo ka qëndruar në Prishtinë, teksa në fotografitë e fundit u lajmërua nga atelieja e stilistes dhe mikes së saj të mirë, Blerina Kllokoqi – Rugova.

Vjollca pozoi e veshur me një fustan të zi të gjatë, me një prerje anash, duke vënë kështu në pah këmbët e saj në atraktive.

Në njërën prej fotografive, Luana gjithashtu vuri në dukje pak nga tatuazhi i saj në zonën intime.

“Flokët e kuqe janë të rrezikshme”, shkroi këngëtarja dhe moderatorja e TCH në mbishkrimin e këtyre fotografive.

Luana përndryshe është shumë e komentuar për paraqitjet e tilla në rrjetin social Instagram, ku ndiqet nga mbi dy milionë ndjekës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme