Luana Vjollca duartroket kur përmendet ish e dashura e Krenarit

Prishtinë | 12 Tet 2020 | 14:10 | Nga Ekonomia Online

Prej kohësh thuhet se Luana Vjollca është në një lidhje me Krenar Çoçajn, edhe pse moderatorja nuk ka bërë asnjë reagim në lidhje me këto lajme.

Por, këngëtarja Dafina Zeqiri dhe Krenari kanë qenë në një lidhje vite më parë, por marrëdhënia e tyre mori fund në vitin 2011.

Mbrëmjen e së shtunës, Dafina u përmend në emisionin e Luanës gjatë sfidës së një prej të ftuarve, që ishte Labinot Gashi.

Moderatori zgjodhi Dafinën si artisten më të mirë në tregun shqiptar, ndërkohë që Luana e duartrokiti zgjedhjen e tij, duke lënë të kuptohet se e kaluara i përket të kaluarës.

Për më tepër, “Prive” raporton se Luana e ka ftuar në emision Dafinën, por ka qenë kjo e fundit arsyeja pse nuk e kemi parë në asnjë nga katër puntatat në studio.

Të ngjashme