Luana Vjollca mahnit me dukjen në imazhet e fundit, vjen me poza provokuese në ngjyrën e artë

Prishtinë | 29 Qer 2021 | 16:46 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja dhe prezantuesja e njohur shqiptare, Luana Vjollca, së fundmi shënoi një tjetër ngjitje në karrierën e saj.

Ajo nënshkroi kontratë bashkëpunimi me kompaninë gjigante “Sony Music”, për distribuimin e të gjitha të drejtave të saj në muzikë.

Ndërkohë, Luana vazhdon të jetë shumë e aktive në rrjetet sociale, duke ndarë me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme apo projektet e ndryshme.

Së fundmi, ajo ka realizuar një set të ri fotografik, në të cilin është shfaqur mjaft tërheqëse me një kostum ngjyrë ari dhe një pallto me shkëlqim.

Pamja e saj prej biondeje me flokë kaçurrela, i ka dhënë një pamje edhe më atraktive bukuroshes në këto fotografi.

Luana përndryshe është duke shijuar suksesin e projektit të saj muzikor më të fundit, “1 mijë vjet”, e cila u prit mirë nga fansat.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme