Luana Vjollca mahnitëse me veshjen e zezë, në fokus vë format trupore

Prishtinë | 10 Tet 2020 | 16:31 | Nga Ekonomia Online

Ajo është ndër prezantueset dhe njëherësh këngëtaret shqitare që pëlqehet, komentohet në masë të madhe.

Bëhet fjalë për Luana Vjollcën, e cila përmes imazheve dhe videove mban të azhurnuar 1.9 milion ndjekësit e saj.

Kështu, në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, bukuroshja brune ka marrë vëmendje të madhe.

E veshur me nja palë pantallona të zeza dhe sytjena të stiluara, artistes i janë theksuar linjat e bujshme trupore.

Flokët kësaj radhe i ka lidhur gjysmën lartë kokës, teksa për makijazh ajo ka zgjedhur nuanca më të çeltë.

Pozat e marra para kamerës janë përfolur në masë të madhe nga fansat, të cilët nuk kursehen ku bie fjala për Luanën.

Vlen të përmendet se javë ma parë ajo filloi me sezonin e ri të emisionit “Shiko Kush Luan”, i cili po thyen rekorde shikueshmërie. 

View this post on Instagram

SHIKO KUSH

A post shared by LUANA VJOLLCA (@luanavjollca) on

Të ngjashme