Luana Vjollca pas 15 viteve braktis “Top Channel”

Prishtinë | 23 Gus 2021 | 12:53 | Nga Ekonomia Online

Është padyshim prezantuesja më e ndjekur shqiptare, e cila tashmë është shndërruar në një brand me projektet e saj të njëpasnjëshme dhe jashtëzakonisht të suksesshme.

Bëhet fjalë për Luana Vjollcën, e cila për publikun u bë e njohur si prezantuese ku vazhdon të mbajë primatin, e për të vazhduar me këngën dhe bizneset jashtë botës së ekranit.

Luana, e cila karrierën e nisi në Top Channel duket se nuk do ta vazhdojë aty.

Sipas burimeve të afërta GazetaExpress mëson se prezantuesja i ka dhënë fund bashkëpunimit me televizionin e njohur.

Arsyet që dërguan deri në prishjen e kontratës mes tyre nuk dihen ende por gjasat janë që shoun e saj që jemi mësuar ta shohim çdo shtator, ta ndjekim nën logon e ndonjë televizioni tjetër.

Të ngjashme