Luana Vjollca shfaqet në ballinën e një prej magazinave më të njohura në Arabi

Prishtinë | 05 Pri 2022 | 13:04 | Nga Ekonomia Online

Moderatorja, Luana Vjollca është njëra nga personazhet më të pëlqyera në trojet shqiptare. Ajo numëron mbi 2 milion ndjekës në rrjetin social “Instagram”, kështu duke u bërë njëra ndër gratë shqiptare më të ndjekura në këtë platformë.

Përveç moderimit, Luana ka publikuar edhe disa këngë, me të cilat u bë e njohur edhe përtej kufijve.

Së fundmi, ajo është shfaqur në ballinën e një prej magazinave më të njohura arabe “Ounousa”, për të cilën ka dhënë edhe një intervistë ekskluzive.

“Ounousa” është magazina e cila ndiqet mbi 15 milionë ndjekës në rrjetin social “Facebook”, teksa në “Instagram” nga afro një milion.

Kjo magazinë e ka përshkruar Luanën si gruan model, e cila ka tejkaluar kufijtë e një gruaje të zakonshme me sukseset e saj.

Duke folur për rrugëtimin e saj drejt suksesit që gëzon sot, Luana shpreson që historia e saj të frymëzojë edhe gratë e tjera.

“Shpresoj që kam inspiruar ndonjë grua që ka lexuar revistën tuaj”, ka shkruar Luana në postimin e magazinës së njohur.

Share Now

Të ngjashme