Luana Vjollca vesh fustanin me çmim “marramendës”

Prishtinë | 29 Kor 2020 | 13:26 | Nga Ekonomia Online

Luana Vjollca pritet të publikojë brenda pak ditësh këngën e re në bashkëpunim me këngëtarin latin Jay Santos.

Ajo ka publikuar së fundmi në “Instagram” foto të një fustani të kuq, i cili duket se do të jetë një nga veshjet e klipit të saj.

Fustani i kuq i nxjerr në pah gjithë dekoltenë dhe Luana duket mjaft joshëse veshur me të.

E çmimi i fustanit i ka lënë të gjithë pa fjalë dhe nuk dihet nëse këngëtarja e ka marrë si dhuratë apo e ka blerë vetë.

Faqja “Whattheywearin” ka zbuluar se fustani që Luana ka veshur ka kushtuar 4,998 euro dhe shumë ndjekës kanë komentuar dhe kanë shprehur habinë me shumën marramendëse.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme