Lyrical Son tregon se është i jashtëzakonshëm: Repturë në spanjisht në këngën “Leshkobar” nga albumi “USA”

Prishtinë | 27 Shk 2019 | 15:21 | Nga Ekonomia Online

Lyrical Son konsiderohet tashmë një prej reperëve më të mirë që ka zbarkuar në skenën e hip hopit shqiptar.

I dalluar për tekstet e tij dhe formën e veçantë të interpretimit, Lyrical Son gjithnjë ka ditur të bëjë dallimin.

Album pas albumi ai solli edhe hite të shumta me artistë të ndryshëm, por sa herë ka bërë këngë solo është përkujdesur që të jetë i veçantë.

Në këngën “Leshkobar” është e veçantë një pjesë e repturës në spanjisht, ku ironizon me skenën duke thënë se tingëllon më mirë se ata në shqip.

“Yo no tablo con nadie que non habla plata, Albanese los hijos de l’aguila rosto y negra con dos cabezas”, është pjesa e tekstit në spanjisht.

https://www.instagram.com/lyricalson/?utm_source=ig_embed

“Unë nuk flas me asnjë që nuk flet për para. Jam shqiptar, fëmijët e shqiponjëz kuq e zi me dy koka”, është përkthimi i asaj pjese të tekstit.

Kështu, Lyrical Son edhe një herë tregon pse është reperi më i veçantë.

Albumi “USA” nga PINT ka numër rekord të shitjeve të cilat vazhdojnë në faqen zyrtare PINT.al dhe platformat e dëgjimit online si Spotify dhe iTunes.

Duke porositur në faqen PINT.al albumi “USA” me këngën “Leshkobar” ju vijnë në shtëpi.

Të ngjashme